Flash News

E-TJERA

Qeveria miraton Aktin Normativ: Profesionistëve të lirë do t’u kthehen paratë e paguara nga ligji i Tatimit

Qeveria miraton Aktin Normativ: Profesionistëve të lirë do

Qeveria ka miratuar Aktin Normativ për kthimin e parave për profesionistët e lirë.

Ministri i Financave, Petrit Malaj deklaroi se pagesat që kanë kryer profesionistët e lirë do t’u kthehen mbrapsht.

“Këshilli i Ministrave në mbledhjen e sotme miratoi aktin normativ për kthimin e këstit të tatim fitimit të parapaguar nga profesionistët e lirë. Qeveria shqiptare që në krye të herës ka pasur vullnetin e plotë për të kthyer këto fonde tek profesionistët e lirë.

Ministria e Financave ndoqi rrugën ligjore duke iu drejtuar gjykatës Kushtetuese për të interpretuar dhe për të na udhëzuar se si duhet të vepronin. Gjykata Kushtetuese nuk u shpreh dhe na la të nënkuptonte se efektet që prodhoi ky ligj ishin legjitime, megjithatë qeveria shqiptare mori vendimin dhe bëri të mundur kthimin e fondeve tek profesionistët e lirë”, deklaroi Malaj.

Të fundit