Flash News

E-TJERA

Qeveria miraton shkrirjen e Akademisë së Studimeve Albanologjike

Qeveria miraton shkrirjen e Akademisë së Studimeve Albanologjike

Këshilli i Ministrave ka miratuar sot projektvendimin për shkrirjen e Akademisë së Studimeve Albanologjike dhe bashkimin e institucionit me Akademinë e Shkencave. Me vendimin e fundit të qeverisë, Albanalogjia kalon nën varësinë e Skënder Gjinushit.

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi teksa njoftoi vendimin tha se janë gjetur shkelje të rënda dhe se Albanologjia, edhe pse e paakredituar, ka lëshuar diploma.

"Kemi miratuar një vendim që ka pasur shumë diskutime debate, dezinformime e spekulime. Është fjala për riorganizimin e Akademisë për Studimet Albanologjike nga Akademi se nuk i plotëson kriteret. Në njësi autonome pranë Akademisë së Shkencave me qëllim ta ngremë në një nivel të ri për rëndësinë që ka sa i takon vlerave dhe identitetin tonë kombëtar.  Ka qenë shkëputja e instituteve duke krijuar qendrën e studimeve albanologjike që me miratimin e ligjit të arsimit të lartë të kthehej në Akademi. Ministria e Arsimit që kjo akademi të riorganizohej. Edhe pse mori këtë emër dhe u mbështet nuk arriti të riorganizohet për të qenë në respekt të ligjit. Në janar të 2023, Ministria e Arsimit ushtroi kontroll dhe janë konstatuar një sërë problematikash dhe shkelje të rënda ligjor, nga ana e administrimit dhe financave. Janë të renditura problematikat por unë mund t’ju përmend disa. Akademia e studimeve Albanologjike nuk ka pasur një fakultet, detyrimi i parë ligjor, nuk ka mësimdhënie që e bën të pamundur të funksionojë", deklaroi Kushi.

Mbyllja e Albanologjisë është përballur me kritika nga studiues, historianë dhe akademikë, të cilët kanë deklaruar se shkrirja e Albanologjisë dhe bashkimi me Akademinë e Shkencave do të sillte dëme të pariparueshme për kërkimet shkencore.

Të fundit