Flash News

E-TJERA

Qeveria ndryshon buxhetin e vitit 2021, rriten shpenzimet dhe të ardhurat

Qeveria ndryshon buxhetin e vitit 2021, rriten shpenzimet dhe të ardhurat
Kryeministria

Qeveria ka rishikuar buxhetin e këtij viti rreth dy muaj, pasi u miratua në Kuvend. Me anë të një akti normativ, qeveria ka rritur buxhetin si në kahun e të ardhurave dhe në atë të shpenzimeve. 
Buxheti nga 484,1 miliardë lekë ka shkuar në 487.5 miliardë lekë me një rritje prej 3.4 miliardë lekësh. Janë rritur pritshmëritë nga grumbullimi i tatimeve dhe taksave.

Në të njëjtin nivel janë rritur edhe shpenzimet e pritshme që kanë arritur në 5.96 miliardë dollarë. Qeveria ka vendosur të rrisë buxhetin për fondin Rezervë me rreth 10 milionë dollarë, duke e çuar atë në total në 50 milionë dollarë.

Me një rritje prej rreth 30 milionë dollarë janë dhe shpenzimet që do të mbulohen nga shtimi i financimit të brendshëm. Gjithashtu rreth 20 milionë dollarë i janë shtuar dhe fondit social.

Të ardhurat buxheti 2021 4,79 mld usd
Të ardhurat akti normativ 4,87 mld usd

Shpenzimet buxheti 2021 5,87 mld usd
Shpenzimet akti normativ 5,96 mld usd

Ky është akti i parë normativ për ndryshimin e buxhetit 2021, ndërsa buxheti i vitit të shkuar u ndryshuar 4 herë për shkak të pandemisë.

Të fundit