Flash News

E-TJERA

Qeveria mban "peng" zëvendësimin e Gjicit, Celibashi: S’na ka njoftuar për vakancën

Qeveria mban "peng" zëvendësimin e Gjicit, Celibashi:

Qeveria nuk ka njoftuar ende Presidencën për vakancën në Bashkinë e Kukësit, pas dorëheqjes së Safet Gjicit.

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ka thënë se ky mosinformim nga ana e Këshillit të Ministrave, heq mundësinë që zgjedhjet të mbahen në të njëjtën ditë me Rrogozhinën.

“Për Kukësin nuk është ka ndonjë afat në lidhje me njoftimin nga Këshilli i Ministrave për krijimin e vakancës. E shoh të vështirë të kombinojnë datat pasi çdo ditë që ikën, heq mundësinë që zgjedhjet të zhvillohen në të njëjtën datë”, tha Celibashi për Tv Klan.

Lidhur me zgjedhjet që do të përsëriten në Rrogozhinë, Celibashi tha se data e mundshme është 23 korriku.

“Do duhet të presim edhe shqyrtimin e fundit në Kolegjin Zgjedhor për Kuçovën. Nëse Kolegji do të vendosë brenda kësaj jave mbi këtë çështje, ne do preferonim të merrnim një vendimn në filllim tëe javës tjetër, duke pasur si datë të mundshme 23 Korrik, si një datë të përshtatshme edhe në kuptimin e kohës në dispozicion për të realizuar zgjedhjet”, shtoi Celibashi.

Të fundit