
Flash News
KQZ: Pjesëmarrja në votime deri në orën 12:00, më e ulët se në 2021
Nusja voton përpara se të shkojë në dasmë në Elbasan: Demokracia para ceremonisë
E paprecedentë! 101 vjeçarja në Fier nuk lejohet të votojë
Denoncon Korreshi: Njerëz të armatosur po intimidojnë qytetarët në qendrat e votimit në Lushnje
Denoncon Luan Baçi: Një kuti votimi ka ardhur me 500 fletë votimi mangët
Qeveria planifikon 22 projekte në fushën e teknologjisë, cilat janë 10 investimet me koston më të lartë
Qeveria shqiptare ka planifikuar 22 projekte në fushën e Teknologjisë së Informacionit TIK, me financim nga Buxheti i Shtetit për periudhën kohore 2022-2024. "Open Data Albania" tregon se vlera e investimeve në teknologji kap shifrën e 9.95 miliardë lekëve.
Këto projekte kanë të bëjnë kryesisht me përmirësimin e infrastrukturës hardware dhe software, ndërtimin e sistemeve dhe infrastrukturës TIK; optimizim dhe i infrastrukturave të sigurisë etj.
Nga këto 22 projekte, 18 prej tyre do të fillojnë zbatimin përgjatë këtij viti. Ndër këto investime është edhe Agjencia për Median dhe Informimin, e cila do t'i "thithë" buxhetit të shtetit 21.5 milionë lekë për pajisje informatike.
Më poshtë janë listuar 10 investimet në fushën e TIK me vlerën më të lartë të kontratës dhe të peshës buxhetore për vitin 2022:
1-Projekti Sisteme dhe Infrastrukturë TIK për Forcat Ajrore (Reparti Ushtarak Nr. 3001, Tiranë), ka koston më të lartë buxhetore, ku vetëm për vitin 2022 shteti do të paguajë 1.29 miliardë Lekë apo rreth 10.6 milion Euro. Vlera totale e këtij projekti të ri publik, me kohëzgjatje 2022-2024, është 4.38 miliardë Lekë, dhe duhet të realizohet nga Ministria e Mbrojtjes
2-Përmirësimi i sistemve TIK për Policinë e Shtetit me vlerë totale të kontratës 1.08 miliardë Lekë. Për vitin 2022, nga Buxheti i Shtetit do të paguhen rreth 500 milionë Lekë për zhvillimin e këtij projekti. Ky projekt do të zbatohet nga AKSHI
3-Një tjetër projekt me peshë të lartë në buxhetin e shtetit për vitin 2022, është investimi publik Cyber Security nga Ministria e Mbrojtjes, i cili do të zbatohet brenda vitit 2022 dhe ka vlerë 200 milionë Lekë.
4-Dy Projekte të tjera kanë në fokus ndërtimin e laboratorëve TIK në Arsimin e Bazë dhe Arsimin e Mesëm, me vlerë totale 600 milionë Lekë respektivisht për secilin projekt. Gjithashtu edhe vlera që do të zënë në Buxhetin e Shtetit për vitin 2022 është 200 milionë Lekë për secilin prej projekteve. Këto projekte do të zbatohen nga Ministria e Arsimit dhe Sportit në bashkëpunim me UNDP-në.
5-Sisteme dhe Infrastrukturë TIK për Agjencinë e Sistemeve të Ndërlidhjes së Informacionit me vlerë totale të projektit rreth 1.16 miliardë Lekë. Nga Buxheti shtetit për vitin 2022, për këtë projekt do të paguhen 129.7 milionë Lekë. Ky projekt do të zbatohet nga Reparti Ushtarak nr.6640 Tiranë.
6-Një tjetër projekt me vlerë të konsiderueshmë në fushën e TIK është Pajisja elektronike dhe sisteme IT në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve me vlerë totale 488 milionë Lekë. Për vitin 2022, pesha që zë në Buxhetin e Shtetit ky projekt është 200 milionë Lekë. Ky projekt do të zbatohet të periudhën 2022-2023.
7-Sistemi Informatik i menaxhimit të proceseve të brendshme është një tjetër projekt që do të zbatohet nga Ministria e Drejtësisë brenda vitit 2022 me vlerë totale 58.4 milionë Lekë.
8-Ndërsa Arkivi Qëndror i Forcës së Armatosur do të zbatoje projektin e Sistemit të dixhitalizimit të dokumenteve arkivore gjatë periudhës 2022-2024, me vlerë totale 95,9 milionë Lekë. Për vitin 2022, pesha në Buxhetin e Shtetit për këtë projekt do të jetë 50 milionë Lekë.
9-Gjatë vitit 2022, Gjykata e Rrethit Tiranë do të realizojë projektin e Regjistrit Kombëtar Elektronik të OJF-së me vlerë 57 milionë Lekë.
10-Një tjetër projekt që do të realizohet brenda vitit 2022 është Sistemi elektronik i menaxhimit të denoncimeve mbi rekordet korruptive, nga Ministria e Drejtësisë. Pesha e këtij projekti në Buxhetin e Shtetit për vitin 2022, është 46.9 milionë Lekë.
Të fundit







E paprecedentë! 101 vjeçarja në Fier nuk lejohet të votojë
11 Maj 2025, 12:15




Shqipëria voton, sa është pjesëmarrja në rang vendi deri në orën 11:00
11 Maj 2025, 11:30


Edi Rama voton në Surrel: Të presim çfarë do të thotë populli
11 Maj 2025, 10:57
Denoncon Luan Baçi: Një kuti votimi ka ardhur me 500 fletë votimi mangët
11 Maj 2025, 10:50


I shoqëruar nga familja, Berisha voton në QV-në e shkollës “Kosova”
11 Maj 2025, 10:26

Skandal në Petrelë/ Gjeten në rrugë një tufë kartash ID të qytetarëve
11 Maj 2025, 10:09





Socialistët blenë vota, Policia arreston bashkëshortin e kandidates së PD
11 Maj 2025, 09:16
Ervin Salianji voton në burgun e Fierit: Votoni që të shëroni Shqipërinë
11 Maj 2025, 09:05

Votuesja fotografoi votën në Elbasan, kapet në flagrancë nga komisionerët
11 Maj 2025, 08:46
Iu gjetën listë me emra, policia arreston dy persona në Rrëshen
11 Maj 2025, 08:37
Giro d’Italia në Vlorë, Policia publikon listën e rrugëve të bllokuara
11 Maj 2025, 08:33
100-vjeçari voton në Tiranë: Kam hedhur votë që në vitin 1946
11 Maj 2025, 08:17
Probleme me pajisjen biometrike në Tiranë, qytetarët nuk mund të votojnë
11 Maj 2025, 08:13


Shqiptarët zgjedhin parlamentin e ri, Berisha: A jeni gati njisha?
11 Maj 2025, 07:54

Procesi i votimeve nis me probleme teknike edhe në Berat e Lezhë
11 Maj 2025, 07:41





India akuzon Pakistanin për ‘shkelje’ pas marrëveshjes së armëpushimit
10 Maj 2025, 20:51
11 Maji/ Dy prokurorë të SPAK dhe agjentë të BKH zbarkojnë në Fier
10 Maj 2025, 20:29


Krimet zgjedhore, shumë denoncime, pak ndëshkime!
10 Maj 2025, 19:33

Foto/ Në shkelje të Kodit Zgjedhor, posterat e PS shfaqen në QV në Tiranë
10 Maj 2025, 18:57



Incident në Giro d’Italia, qytetari përplaset nga çiklisti
10 Maj 2025, 17:38
Një parkim sa një shtëpi, biznesi “i artë” në Tiranë
10 Maj 2025, 17:18



Berisha falënderon mbështetësit: Sot jemi më të bashkuar se kurrë
10 Maj 2025, 15:55
Mandati i katërt: Një luks që Shqipëria nuk mund ta përballojë
10 Maj 2025, 15:36
Si të votoni nesër në zgjedhjet parlamentare?
10 Maj 2025, 15:24

Rama apo Berisha, kush e fitoi betejën e audiencës në dy ekranet e mëdha
10 Maj 2025, 14:51







Pse PS kërkon zgjatjen e orarit të votimit në Vlorë deri në orën 22.00?
10 Maj 2025, 11:55




Këmbimi valutor, 10 maj 2025
10 Maj 2025, 10:16
Sa ju kushton parkimi me orë në kryeqytet?
10 Maj 2025, 09:59

SHBA-të nuk mund ta injorojnë më Shqipërinë
10 Maj 2025, 09:17


Dita e dytë e “Giro d’Italia 2025”, rrugët që do bllokohen në Tiranë
10 Maj 2025, 08:51

Çfarë parashikojnë yjet për ju sot
10 Maj 2025, 08:18
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
10 Maj 2025, 07:59

Mbyllja e mitingjeve/ Kush mori më shumë klikime, Rama apo Berisha
9 Maj 2025, 22:44
LaCivita flet për herë të parë nëse Berisha do të udhëtojë me të në SHBA
9 Maj 2025, 22:16









