Flash News

E-TJERA

Qeveria planifikon të shesë apartamente të shoqëruara me pasaportë shqiptare

Qeveria planifikon të shesë apartamente të shoqëruara me

Qeveria shqiptare ka në plan të ofrojë pasaporta shqiptare ose rezidencë për të gjithë ata që pranojnë blejnë një apartament në kompleksin e pallateve që planifikon të ndërtojë në Portin e Durrësit.

Sipas Report.al, lajmi është konfirmuar nga një kopje e projektmarrëveshjes mes qeverisë dhe kompanive private, e cila po i nënshtrohet një shqyrtimi në Parlament me procedurë të përshpejtuar. Miratimi i kërkesës për procedurë të përshpejtuar për projektligjin për Portin e Durrësit, u kundërshtua nga opozita dh u shoqërua me debate.

“Investitorët e huaj që blejnë drejtpërdrejt nga prona e Investitorit Strategjik në Projekt, do të kenë të drejtë të aplikojnë për shtetësi dhe/ose rezidencën e përhershme të Republikës së Shqipërisë,” shkruhet në nenin 10.11 të projektmarrëveshjes. Sipas saj, “kushtet dhe regjimin specifik që do të përcaktohet nga një vendim i Këshillit të Ministrave në bazë të kësaj Marrëveshjeje dhe të plotësimit të kritereve të kërkuara nga Legjislacioni i Zbatueshëm”, thuhet në projektmarrëveshjen e Portit të Durrësit.

Qeveria shqiptare ka propozuar më herët ligjin për Pasaportat e Arta, çka i jep mundësi të huajve të marrin nënshtetësinë shqiptare në këmbim të investimeve në Shqipëri.

Ky ligj u kundërshtua me forcë nga ndërkombëtarët për shkak se mund të ndikoj në procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, si procedura të papajtueshme me legjislacionin e unionit.

Në raportin e fundit të progresit, Komisioni Evropian shkruhej: “Në lidhje me shtetësinë, Shqipëria duhet të vetëpërmbahet nga zhvillimi i një skeme shtetësie për investitorët (pasaporta të arta) për shkak se kjo skemë përbën rrezik në lidhje me sigurinë, pastrimin e parave, evazionin fiskal, financimin e terrorizmit, korrupsionin dhe inflitrimin nga krimi i organizuar.” Raporti vëren se një skemë e tillë “mund të jetë e papajtueshme me acquis të BE-së”. 

Të fundit