Flash News

E-TJERA

Qeveria "Rama 3", ironizon Nishani: Po opozita? Ohu…., ka kohë deri sa të vijnë zgjedhjet!

Qeveria "Rama 3", ironizon Nishani: Po opozita? Ohu…., ka
Bujar Nishani

Ish-kryetari i Këshillit Kombëtar në PD, Bujar Nishani ka reaguar pas prezantimit të qeverisë "Rama 3". Ai thotë se shqiptarët do të jenë edhe katër vite nën drejtimin e një qeverie "kukull" dhe një njeriu që ka marrë peng gjithçka, duke iu referuar kryeministrit Edi Rama.

Sipas Nishanit, Rama ka marrë peng qeverinë, parlamentin, drejtësinë, ekonominë dhe shtetin. Përballë kësaj situate, ai ngre pyetjen se ku ndodhet opozita.

Me ironi ai shkruan se: Opozita është rehat! Ka kohë! Ohu…., deri sa të vijnë zgjedhjet, shohim e bëjmë! Do të “sajojë” diçka edhe atëhere!

Nishani shton se opozita nuk ka asnjë strategji, vizon apo projekt përballë qeverisë Rama.

Të fundit