Flash News

E-TJERA

Qeveria "Rama 3", ish-ministri: Një pellg në stanjacion, kanë frikë mos u ndodh si në Afganistan

Qeveria "Rama 3", ish-ministri: Një pellg në stanjacion,

Ish-ministri i Jashtëm, Kastriot Islami ka komentuar kabinetin e ri qeveritar, duke theksuar se nuk sheh asnjë ndryshim.

Ai e cilësoi situatën si një "pellg të ndotur dhe të korruptuar", ndërsa shtoi se ka një stanjacion që prej vitit 2013.

“Unë e shikoj situatën si të një pellgu në stanjacion, të qelbur që ka prej vitit 2013 që është ndotur dhe vijon të ndotet me grabitje, korrupsion, PPP dhe grabitja e votave dhe kjo e ka bërë situatën të pakorrigjueshme”, tha Islami për 'A2 cnn'.

Sipas ish-ministrit, pavarësisht se disa kanë ikur dhe disa janë spostuar, të gjithë i bashkon frika.

“Frika e asaj që ndodhi në Afganistan. Në Afganistan, një sistem i korruptuar dhe i kalbur, i mbështetur dhe nga jashtë, përfundoi me largimin e presidenti Ghani që kishte grumbulluar lekët dhe donte të largohej jashtë dhe me një ushtri që nuk rezistoi”, tha Islami.

Të fundit