Flash News

E-TJERA

Qeveria reflekton ndaj propozimeve të Metës e PD, miraton fondin 1.2 mld lekë për rimbursimin e ilaçeve për pacientët me covid-19

Qeveria reflekton ndaj propozimeve të Metës e PD, miraton fondin 1.2

Komisioni i Ekonomisë miratoi së fundmi një shtesë fondi prej 1.2 milionë dollarësh në buxhetin e Ministrisë së Shëndetësisë me qëllim rimbursimin e medikamenteve anti-covid për qytetarët e infektuar.

Ky miratim erdhi në diskutimet nen për nen te projeket-buxhetit 2021.  

Në bazë të kërkesave që kanë bërë komisionet të rritet 1.2 mld fondi për kompensimit e ilaçeve të covid për cdo qytetarë të republikës, pra qytetarët duhet ta dinë që nëse do marrin ilaçet për covid, do jenë të rimbursueshme”- tha relatori i buxhetit, Anastas Angjeli.

Megjithatë, ky vendim duket si një reflektim nga ana e qeverisë ndaj thirrjeve të opozitës dhe thirrjeve të presidentit. 

Në 23 shtator, kreu i PD, Lulzim Basha në një dalje për mediat pasi akuzoi qeverinë se po përballet me pandeminë me një sistem primitiv, kërkoi që shteti të bëjë rimbursimin e ilaçeve për qytetarët që infektohen me Covid.

Mjeku i familjes nuk ka protokoll mjekimi dhe as nuk është futur pjesë integrale e sistemit për t’u përballur. Ke covid? Ose të con urgjenca në spital, ose rri në shtëpi dhe të jepet mjekimi me telefon. 

Mjeku i familjes duhet të pajisjet me protokoll. Paketa rimbursimi për të gjithë pacientët me covid. Kur kanë diagnozën duhet të kenë paketën e rimbursueshe të trajtimit të kësaj sëmundje”, deklaroi Basha në shtator.

Disa ditë më parë, edhe presidenti i ka bërë thirrje kryeministrit që të rimbursojë shpenzimet e qytetarëve të kuruar në kushte shtëpie.

Qeveria reflekton ndaj propozimeve të Metës e PD, miraton fondin 1.2

Relatori Angjeli shtoi në komision se pritet të dalë një vendim qeverie që do të përcaktoje edhe listën dhe koston e barnave të rimbursueshme për të prekurit me covid.

Të fundit