Flash News

E-TJERA

Qeveria shpall 2 ditë zie kombëtare për vdekjen e Ismail Kadare

Qeveria shpall 2 ditë zie kombëtare për vdekjen e Ismail Kadare

Qeveria ka shpallur dy  ditë zie kombëtare për vdekjen e shkrimtarit të madh, Ismail Kadare.

Me vendim të Këshillit të Ministrave u vendosi shpallja dite zie kombëtare ditën e martë dhe të mërkurë, përkatësisht në datat 2 dhe 3 korrik 2024, ne nderim të të ndjerit, Ismail Kadare, personalitet i shquar i letrave shqipe.

“Në të gjitha institucionet shtetërore do të ulet flamuri në gjysmështizë.

Homazhet publike dhe ceremonia shtetërore do të organizohen në mjediset e Teatrit të Operas dhe Baletit dhe Ansamblin Popullor ditën e mërkurë më 3 korrik nga ora 09:00-11:00 dhe11:30 deri në 13.30. 


Në orën 13:00 të datës 3 korrik në nderim të tij të ndërpritet çdo veprimtari dhe të mbahet 1 minutë heshtje”, thuhet ndër të tjera në VKM.

Të fundit