Flash News

E-TJERA

Qeveria tkurr grantet për shumësportëshin/ Buxheti për federatat sportive olimpike bie në 64%

Qeveria tkurr grantet për shumësportëshin/ Buxheti për

Fondi grant për sportin nuk është shpërndarë ende megjithëse aktivitetet sportive kombëtare dhe ndërkombëtare, kanë filluar prej muajsh.

Dokumenti i urdhrit për shpërndarjen e fondit grant për sportin në vitin 2022, i siguruar nga Gazeta Panorama Sport, tregon se buxheti për sportin ka pësuar një ulje ët ndjeshme krahasuar me një vit më parë.

Nga 1 miliard e 380 milionë lekë të vjetra që u akordua vitin e kaluar, këtë vit granti është tkurrur në 500 milionë lekë. Që do të thotë se buxheti ka rënë në 64% duke i dhënë një goditje shumësportëshit në Shqipëri.

Federata e Basketbollit, e cila ka qenë më e paguara gjatë vitit 2021 me 180 milionë lekë të vjetër, këtë vit sheh që t’i akordohen vetëm 39 milionë, në një kohë që kërkesa për të përmbushur kalendarin e ngjeshur të aktiviteteve nga FSHB-ja ka qenë prej 800 milionë lekësh.

Volejbolli kalon nga 175 milionë lekë në 34 milionë. Peshëngritja, e cila ka shkruar historinë me medalje botërore gjatë vitit të kaluar dhe që këtë vit do të presë në vendin tonë evenimente madhore si Kampionati Europian, ka marrë si “shpërblim” nga shteti zbritjen e buxhetit nga 145 milionë lekë të vjetër, në 53 milionë.

Situata është e njëjtë edhe për boksin, atletikën e sportet e tjera. Çiklizmi, që vjet përfitoi 120 milionë, këtë vit i hiqet 100- shja, me dyrrotakët që tashmë duhet të “kënaqen” me vetëm 21 milionë.

Të vetmet federata që kanë pasur rritje të buxhetit nga qeveria, janë skitë dhe alpinizmi.

Qeveria tkurr grantet për shumësportëshin/ Buxheti për

Të fundit