Flash News

E-TJERA

Qeveria uli fondet, Kushtetuesja kërkon 2 mln lekë: Po na ra zjarri neve, ju bie dhe juve

Qeveria uli fondet, Kushtetuesja kërkon 2 mln lekë: Po na ra zjarri

Sekretari i Përgjithshëm i Gjykatës Kushtetuese ka kritikuar nga Komisioni i Ligjeve Ministrinë e Financave e cila ka ulur buxhetin për Kushtetuesen.

Sekretari kërkoi 2 milionë lekë për mbrojtjen nga zjarri, një kërkesë që, sipas tij, përsëritet për të tretin vit radhazi.

“Do u lutesha Ministrisë së Financës që të jetë më bashkëpunuese sa i përket kërkesave tona. Duke pasur dhe rritje të vendimeve, kërkesave, mendoj që sjell… pra pakësimi i buxhetit nuk është në dinjitetin e Gjykatës Kushtetuese të shtrijë dorën. Po flasim për zërin investim dhe për sa i përket situatës së krijuar, ashtu sa i përket dhe sigurisë kibernetike, ku kemi kërkuar shtesa në lidhje me serverin që kemi instaluar.

Duke qenë se kemi shtuar në strukturë një drejtori shtesë prej 5 vetash, ajo e marrëdhënieve për studimet, gjithashtu është i disati vit që kërkojmë fond minimal prej 2 mln lekë për mbrojtjen nga zjarri, është i treti vit që e kërkoj edhe për shkak të amortizimit të ndërtesës. Se meqë jemi komshinj po na ra zjarri neve, ju bie dhe juve“, u shpreh Sekretari i përgjithshëm i Gjykatës Kushtetuese.

Të fundit