Flash News

E-TJERA

Qindra qytetarë mbetën të bllokuar në automjete, hapet pas 8 orësh Rruga e Arbrit

Qindra qytetarë mbetën të bllokuar në automjete, hapet pas 8

Pas me shumë se 8 orësh që mbeti e bllokuar, rruga e Arbrit është hapur për qarkullimin e automjeteve.

Qindra qytetar mbetën të bllokuar gjatë mbrëmjes së djeshme në bypassin e Murrizit për shkak të pranisë së madhe të dëborës. Disa automjete u braktisën dhe u lanë në rrugë për shkak se e patën të pamundur të lëvizin në drejtim të Qarkut Dibër dhe në drejtim të Tiranës.

Mësohet se qarkullimi është hapur rreth orës 23:00 të mbrëmjes së kaluar ku është bërë e mundur që një pjesë e automjeteve të qarkullonin.

Njësia Lurë në Dibër është e bllokuar për shkak të borës, po ashtu edhe disa fshatra të tjerë të thellë malorë si në Dibër e Bulqizë.

Probleme ka edhe me energjinë elektrike si pasojë e dëmtimit të rrjetit përcjellës.

Të fundit