Flash News

E-TJERA

Qindra qytetarë presin Bashën edhe në Korçë: Kurrë nuk kam gjetur kaq shumë gëzim në zemrat e korçarëve

Qindra qytetarë presin Bashën edhe në Korçë:

Qyteti Korçës ka qenë ndalesa e radhës e kryetarit të PD-së, Lulzim Basha për fushatën elektorale të zgjedhjeve të 25 prillit. Ashtu si edhe në qytetet e tjera, Basha është pritur nga qindra qytetarë dhe entuziazmi ka qenë mjaft i madh.

Siç e ka bërë rutinë tashmë, kryedemokrati u shoqërua me një autokolonë makinash me flamuj të PD-së që në dalje të Korçës dhe gjatëecjes u shoqërua me brohorimat e qytetarëve "Rama ik".

“Ndonëse po lëmë pas 8 vite të mbushura me vuajtje, kurrë nuk kam gjetur kaq shumë gëzim në zemrat e korçarëve. Në hyrje të Pogradecit, tek fytyra e rinisë që më kishte në hyrje të Korçës, tek njerëzit që ecnin, anembanë e ndiej shpresën tuaj, ndryshimin që po vjen.
E di që e keni ndrydhur brenda zemrës, dëshirën për ditën që po afron. Dhe ju nuk e përmbani dot dëshirën për ndryshim. Një ndryshim rrënjësor që e prisni prej kohësh, një ndryshim që do ju kthejë dinjitetin ju simbol i qytetarisë.
Ju nuk po e prisni ndryshimin, ju po i prini ndryshimit”,
tha Basha para simpatizantëve.

Të fundit