Flash News

E-TJERA

QKB pezullon aktivitetin e kompanisë “Air Albania”

QKB pezullon aktivitetin e kompanisë “Air Albania”

Qendra Kombëtare e Biznesit ka pezulluar aktivitetin e shoqërisë së fluturimeve “Air Albania”, pasi kjo e fundit nuk ka deklaruar pronarët përfitues.

Në njoftimin e QKB-së thuhet: “Bazuar në nenin 15/1 të ligjit Nr. 6/2022 “Për Disa Ndryshime dhe Shtesa në Ligjin Nr.112/2020, Për Regjistrin e Pronarëve Përfitues”, i ndryshuar, QKB për subjektet raportuese, të cilat kryejnë shkeljet e parashikuara në pikën 4 të këtij neni, do të ndryshojë statusin nga “AKTIV” në statusin “PEZULLUAR” deri në pagesën e gjobës dhe regjistrimin e të dhënave përkatëse për pronarët përfitues”.

Statusi i kompanisë është deklaruar i pezulluar që nga data 1 shtator. “Air Albania” u krijua me vendim numër 309 të datës 16 maj 2018 firmosur nga kryeministri Edi Rama, e cila kishte si aksionerë Albcontrol SHa, MDN Investment dhe Turkish Airlines.

QKB pezullon aktivitetin e kompanisë “Air Albania”

Të fundit