Flash News

E-TJERA

QSUT shkarkon një tjetër mjek: Ka munguar në vendin e punës

QSUT shkarkon një tjetër mjek: Ka munguar në vendin e punës
Qendra Universitare Spitalore, Nënë Tereza

Pas mjekut Ilir Allkja, një tjetër mjek i QSUT-së është shkarkuar nga detyra me motivacionin se nuk ka qenë prezent në vendin e punës. Bëhet fjalë për mjekun neurolog Genc Struga.

Ky i fundit ndodhet në Angli ku po i nënshtrohet një trajnimi, fakt për të cilin kishin dijeni edhe eprorët e tij.

Vendimi nga QSUT me firmën e drejtorit Enkelejd Joti është marrë në 11 nëntor të vitit 2020, por publik është bërë në janar.

Përmes një reagimi në Facebook, Struga shkruan ndër të tjera se “Siç duket diçka u ka prishur planin që nuk më njoftuan në kohë. Është për të ardhur keq se ndërsa vleresohem në Angli si “Member Royal College of Physician” dhe në Europë si “Felloë of European Stroke Organisation” , në Shqipëri nxitojnë të më mbyllin portat.

QSUT shkarkon një tjetër mjek: Ka munguar në vendin e punës

Të fundit