All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

E-TJERA

Qumështi për bebe “Aptamil” me prani toksinash, AKU tërheq produktin nga tregu

All - Paragraf - 1

Qumështi për bebe “Aptamil” me prani toksinash, AKU

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, ka njoftuar tërheqjen nga tregu të produktit për foshnja “APTAMIL 1 PRONUTRA”, pas konstatimit të pranisë së një bakteri të rrezikshëm i njohur si Bacillus cereus.

All - Paragraf - 3

Në njoftim AKU thekson se trupat inspektuese në terren janë angazhuar në verifikimin dhe tërheqjen e menjëhershme të produktit nga tregu, ndërsa nga ana tjetër u bëhet apel të gjithë qytetarëve që nëse e kanë blerë këtë produkt ta kthejnë atë në pikat e shitjes.

Cereulide është një toksinë e prodhuar nga disa lloje të bakterit Bacillus cereus dhe mund të shkaktojë simptoma të shpejta të helmimit ushqimor, përfshirë të vjella dhe dhimbje barku.

Njoftimi i AKU-së

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit informon opinionin publik mbi njoftimin me numër reference 2026.0663 të ardhur nga Sistemi RASFF. Gjatë kontrolleve zyrtare të kryera në Gjermani, është konstatuar prani e substancës cereulide, një toksinë e prodhuar nga bakteri Bacillus cereus në formulë për infant. Të dhënat e produktit:

Emri i produktit: APTAMIL 1 PRONUTRA 800G ADVANCED; Numri i artikullit 172911; Data e Skadencës: 10/11/2026

 

Trupat inspektuese në terren janë angazhuar në verifikimin dhe tërheqjen e menjëhershme të produktit nga tregu.

AKU i bën thirrje konsumatorëve nëse e kanë blerë këtë produkt dhe e kanë gjendje, ta kthejnë atë në pikat e shitjes.

Të fundit