Flash News

E-TJERA

Qytetarët bllokojnë rrugën “Dëshmorët e Kombit”, makinat fiken në shenjë proteste

Qytetarët bllokojnë rrugën “Dëshmorët e

Është mbyllur dita e dytë e protestës kundër rritjes së çmimeve. Qytetarët kanë marshuar nga Kryeministria drejt rrugës “Dëshmorët e Kombit”.

Në shenjë proteste ata janë ulur duke bllokuar qarkullimin për mjetet. Ndërsa drejtuesit kanë fikur mjetet dhe i janë bashkuar thirrjes së protestuesve. Vala e protestës u shpërnda sot thuajse në të gjitha qytetet e vendit, nga Shkodra në Tepelenë.

Qytetarët kërkojnë nga qeveria uljen e çmimeve jo vetëm për karburantet, por edhe për ushqimet dhe produktete e tjera të shportës, të cilat janë rritur ndjeshëm në ditët e fundit.

Thirrja për protesta erdhi pasi çmimi i naftës pësoi një rritje drastike në treg, ndërsa u pasua edhe me një rritje të çmimit për ushqimet.

Vetë qeveria pohoi se e ka të pamundur të ndërhyjë në tregun e hidrokarbureve. Kryeministri Rama deklaroi pak më parë se brenda 48 orësh do të dalin me një plan për zgjidhjen e krizës.

Qytetarët bllokojnë rrugën “Dëshmorët e Qytetarët bllokojnë rrugën “Dëshmorët e

Të fundit