Flash News

E-TJERA

Qytetarët e Elbasanit fikin makinat, pensionisti thirrje Berishës: Të organizojë protesta kundër Ramës

Qytetarët e Elbasanit fikin makinat, pensionisti thirrje Berishës:

Qytetarët e Elbasanit janë ngritur ditën e sotmë në protestë. Ata u mblodhën në qëndër të qytetit kundër rritjes së çmimeve, ndërsa të tjerë fikën makinat në rrugë në shenjë proteste, duke u shprehur se çmimet janë shumë të larta dhe të papërballueshme për to.

Një i moshuar u shpreh se pensioni është i pamjaftueshëm, ndërsa i kërkoi kryedemokratit Sali Berisha të organizojë protesta kundër qeverisë.

“Klima është e vështirë, këtu zotëron krimi. Ça të mira ka kjo qeveri? Kjo bën rrugë me 25 milionë euro kilometri. Ku ikin paratë e qytetarëve? Fukarallëku në kulm.

Unë jam burrë e grua dhe jetoj me 220 mijë lekë pension. Edhe kur ishte pandemia nuk morëm asnjë ndihmë

Unë i bëj thirrje popullit, duhet të ngrihemi. Të mos ngrihen as për Salën as për Ramën për asnjë politikan. Por të ngrihen për ata fëmijë që sapo lindin. Në mënyrë urgjente, i bëj thirrje edhe doktori të bëjë një organizim për protestë”, tha pensionisti.

 

 

 

 

Të fundit