Flash News

E-TJERA

Qytetarët e Kosovës zgjedhin vendin tonë për festat kombëtare, fluks në pikën kufitare të Morinës

Qytetarët e Kosovës zgjedhin vendin tonë për festat

Qindra qytetarë nga Kosova kanë zgjedhur Shqipërinë si destinacion për të kaluar festat kombëtare. Shumica kanë arritur me makina private, por nuk mungojnë as grupet e organizuara në autobusë. Pika kufitare e Morinit ka shënuar një fluks të lartë udhëtarësh, duke reflektuar rritjen e lëvizjeve për këtë periudhë festash.

Vlora duket të jetë qyteti më i preferuar për pushime, megjithatë vizitorët kanë planifikuar të eksplorojnë edhe qytete të tjera bregdetare dhe historike. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, përmes Morinit kanë hyrë 17,789 shtetas dhe 4,651 automjete, ndërsa janë regjistruar 64 autobusë me grupe turistësh.

Autoritetet kufitare bëjnë me dije se fluksi është i pritshëm për shkak të festave dhe menaxhohet pa vonesa. Për të përballuar numrin e madh të udhëtarëve, në Morinë janë vënë në funksion 10 sportele, si për hyrje ashtu edhe për dalje, në përputhje me marrëveshjen për lëvizjen e lirë mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Të fundit