Flash News

E-TJERA

Qytetarët e Tiranës më “dembelët”, 42% nuk punojnë dhe as nuk kërkojnë punë

Qytetarët e Tiranës më “dembelët”, 42% nuk

Niveli më i lartë i dembelizmit në Shqipëri regjistrohet në kryeqytet. Tirana mban numrin më të lartë të popullsisë që nuk është aktive në punë, pra, as nuk është në punë dhe as kërkon një të tillë.

Sipas shifrave të INSTAT për tremujorin e fundit të vitit 2022, shkalla e popullsisë joaktive në tregun e punës në Tiranë arriti në 42%. Niveli i lartë i popullsisë joaktive çoi edhe në rënien e shkallët së punësimit krahasuar me qarqet e tjera.

Edhe pse Tirana sot numëron rreth 60% të aktivitetit ekonomik, gjysma e popullsisë që banon në kryeqytet nuk dëshiron që të punojë.

Pas Tiranës, vjen Lezha, Dibra dhe Vlora me përqindjen më të lartë të popullsisë inaktive. Ndërsa Berati, Korça dhe Elbasani kanë nivelin më të ulët të popullsisë që nuk është aktive në tregun e punës.

Në rang kombëtar, popullsia inaktive në fund të vitit 2022 numëronte 860 mijë persona, përfshirë këtu edhe ata që nuk klasifikohen si të punësuar apo të papunë.

Të fundit