Flash News

E-TJERA

Qytetarët "lëkundën" Tiranën, Handelsblatt: Trazira gjatë protestave kundër qeverisë shqiptare

Qytetarët "lëkundën" Tiranën, Handelsblatt:

Protesta e zhvilluar në Tirana ditën e dielë (22 mars)  ka marrë vëmendje të gjerë nga mediat ndërkombëtare, të cilat raportojnë për tensione dhe përplasje mes demonstruesve dhe forcave të rendit.

Sipas medias gjermane Handelsblatt, në kryeqytetin shqiptar u regjistruan incidente  gjatë protestës  ku qytetarë të shumtë u mblodhën përpara zyrës së kryeministrit Edi Rama.

Artikulli thekson se demonstruesit kërkuan dorëheqjen e qeverisë, në vijim të akuzave për korrupsion ndaj zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

Handelsblatt i ka dedikuar një kronikë kësaj proteste.

Krawalle bei Protesten gegen albanische Regierung https://share.google/JGh5gnwgrukKt4PM2

Mediat ndërkombëtare e lidhin këtë zhvillim me pakënaqësinë në rritje të qytetarëve ndaj qeverisë dhe akuzave të vazhdueshme për korrupsion në nivele të larta të administratës.

Kjo nuk është hera e parë që protestat në Shqipëri tërheqin vëmendjen e mediave të huaja, por raportimi i fundit tregon se situata politike në vend po ndiqet me shqetësim edhe jashtë kufijve.

Të fundit