Flash News

E-TJERA

Qytetarët nga Kosova votojnë në Kukës

Qytetarët nga Kosova votojnë në Kukës

Qytetarë nga Kosova kanë ushtruar të drejtën për të votuar në qarkun e Kukësit.

Qazim Hoti, 28 vjeç, nga Gjakova, është njëri prej tyre i cili votoi në qytetin e Krumës, në qendrën e votimit pranë Pallatit të Kulturës.

Qazimi është pajisur me dokumente shqiptare para dy vitesh dhe thekson se vota është një e drejtë e tij ligjore.

“Erdha për të votuar, është e drejta ime. Ligjërisht kam të drejtë. Votova për të mos u larguar të rinjtë, që të qëndrojnë në vendin e tyre,” u shpreh ai për A2CNN.

Të fundit