Flash News

E-TJERA

"Qytetarët presin largimin e kësaj qeverie", Këlliçi: Dyshja Rama-Veliaj kanë vjedhur si askush më parë

"Qytetarët presin  largimin e kësaj qeverie",

Anëtari i Kryesisë së PD-së Belind Këlliçi, me anë të një postimi në facebook shkruan se  qytetarët presin me padurim largimin e kësaj qeverie antikombëtare dhe hajdute, duke shtuar se maxhoranca aktuale ka mbyllur llogaritë me shqiptarët.

“Edhe 1 ditë na ndan nga protesta e 11 korrikut. Qytetarët presin me padurim ndryshimin dhe largimin e kësaj qeverie antikombëtare, e cila i ka mbyllur llogaritë me shqiptarët.

Dyshja Rama – Veliaj kanë vjedhur Shqipërinë dhe Tiranën, si askush më parë.

Njësia 5 do të jetë aty, në protestë përballë kryeministrisë, për të kërkuar llogari për çdo padrejtësi e vjedhje që firmoset në atë godinë, mbi të gjitha për qindra milionat e vjedhura deri tani me inceneratorin fantazmë dhe skemën kriminale 5D! O sot, o kurrë”, u shpreh Këlliçi.

Të fundit