Flash News

E-TJERA

Qytetarët vrapojnë të largohen nga xhamia e mbytur në gaz lotsjellës nga policia

Qytetarët vrapojnë të largohen nga xhamia e mbytur në gaz

Gjatë protestës kombëtare të zhvilluar në Tiranë, forcat e policisë nuk kanë kursyer as qytetarët besimtarë që ishin duke falur në Xhaminë e Tiranës.

Në videot e PUBLIKUARA duken besimtarët duke vrapuar për të shpëtuar nga dhuna e policisë, që ka hedhur gaz lotsjellës edhe në ambjentet e xhamisë për të shpërndarë protestuesit.

Një nga besimtarët ka reaguar në mënyrë të ashpër ndaj forcave të rendit, duke iu drejtuar atyre për t’u ofruar një maskë, si pasojë e mungesës së ajrit dhe vështirësisë për të marrë frymë nga gazi lotsjellës.

Në pamjet e siguruara, qytetari i kërkon policisë ndihmë, duke i theksuar se ishte i mbytur nga gazi. Megjithatë, policia i kërkoi që të largohej nga zona, duke mos u ofruar ndihmën.

Të fundit