Flash News

E-TJERA

Qytetarja denoncon në ‘Politiko’: Alket Hyseni më ka vjedhur pronën, Lame: S’ka lidhje me Kadastrën

Qytetarja denoncon në ‘Politiko’: Alket Hyseni më ka

Një qytetare e quajtur Irini Buo ka denoncuar në emisionin “Politiko” të Alfred Lelës, një akt të cilin ajo e quan vjedhje. Sipas Buos, ish-deputeti socialist Alket Hyseni ka vjedhur pronat e familjes së saj në Dhërmi.

Teksa qyetarja i drejtohej, kreu i Kadastrës Artan Lame është shprehur se kadastra nuk ka lidhje me çështjen në fjalë dhe se qytetarja duhet t’ia adresojë problemin prokurorisë.

PJESË NGA BISEDA:

Buo: Në Dhërmi po bëhet një batërdi, problemin në Dhërmi nuk e kam unë, është familja Marku, ka bërë kërdinë. Mund të kenë nga 10 tapi secili

Lame: Po ku hyn kadastra në këtë mes, kjo është për prokurori. Me kë e ke problemin?

Buo: Problemin e kam çuar, por prokuroria fle gjumë. Alket Hyseni ka vjedhur pronën time në bashkëpunim me kadastrën e Vlorës. Xhevat Shehu, është investitor strategjik por ka marrë pronën Buo me forcë.

Lame: Me Kadastrën cili është problemi që ke, se këto që thua s’kanë lidhje me Kadastrën

Buo: Ka një masë sigurie derisa të zgjidhet konflikti dhe nuk është respektuar ligji.

Lame: Për çfarë?

Buo: Se ka bërë transaksione Alket Hyseni mbi pronën Buo, e ka blerë si e ka blerë, e ka vjedhur me dokumente të falsifikuara.

Lame: Ore kujt ja ka blerë? Pse ka lidhje me ty kur ja ka blerë tjetrit?

Çela: Ka një masë sigurie të pronës, dhe prona është regjistruar në emër të tjerëve.

 

Të fundit