Flash News

E-TJERA

Qyteti me stacionin kryesor të energjisë bërthamore në shënjestër të rusëve

Qyteti me stacionin kryesor të energjisë bërthamore në

Një qytet i cili është ‘shtëpia’ e një prej termocentraleve më të mëdha bërthamore në Evropë është bërë vendi i luftimeve intensive ditët e fundit.

Duke shkruar në Facebook, kryetari i Enerhodarit në Ukrainën juglindore tha se nuk kishte furnizim me ujë në të gjithë qytetin dhe nuk kishte energji elektrike në disa lagje.

Qyteti ka qenë objekt i bombardimeve intensive ditët e fundit.

Dje, një turmë e madhe punëtorësh të termocentralit dhe banorëve vendas ndërtuan barrikada të improvizuara duke bllokuar hyrjen e trupave ruse në qytet, sipas Shërbimit ukrainas të BBC-së.

 

 

Të fundit