Flash News

E-TJERA

Ra në det teksa peshkonte, vijojnë kërkimet për trupin e 40-vjeçarit në Porto Romano

Ra në det teksa peshkonte, vijojnë kërkimet për trupin e

Vijojnë kërkimet për 40-vjeçarin, Aurel Ndoni nga polumbarët e RENEA-s në Durrës. Ndoni u tërhoq nga rrymat e detit mbrëmjen e djeshme në Porto Romano teksa po peshkonte me një varkë të vogël bashkë me vëllanë e tij dhe një person të tretë.

Ngjarja u regjistrua pasditen e djeshme rreth orës 17:15 në Porto Romano ku 40-vjeçari Aurel Ndoni së bashku me vëllain e tij dhe një person te tretë kishin shkuar për të peshkuar në det. Sipas njoftimit të policisë 40-vjeçari është tërhequr nga rryma dhe nuk ka mundur të dalë nga deti.

Në vendngjarje kanë mbërritur polumbarët e RENEA-s të cilët kanë nisur kërkimet për gjetjen e 40-vjeçarit. Policia gjithashtu ka nisur hetimet në lidhje me ngjarjen.

Të fundit