Flash News

E-TJERA

Ra në gropën e ashensorit, plagoset rëndë oficeri i policisë në Sarandë

Ra në gropën e ashensorit, plagoset rëndë oficeri i

Një oficer policie i Komisariatit të Sarandës është plagosur rëndë.

Klement Bello, 63 vjeç, ka rënë në gropën e ashensorit të pallatit ku banonte. Gropa ishte me lartësi rreth 6 metra dhe dyshohet se ka qenë një defekt në ashensor, që ka mundësuar hapjen e portës por pa qenë ashensori në vend.

63 vjeçari është transportuar me urgjencë në spitalin e Sarandës ku ka marrë ndihmën e parë.

Sipas bluzave të bardha për shkak të frakturës në kokë dhe dëmtimit në mushkri ai është nisur me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Të fundit