Flash News

E-TJERA

Ra në kanal teksa peshkonte, mbytet 21-vjeçari në Fier

Ra në kanal teksa peshkonte, mbytet 21-vjeçari në Fier

Një i ri dyshohet se është mbytur në kanalin e Pojanit në Fier këtë të premte.

Mësohet se një 21-vjeçar ka qenë duke peshkuar me shokët kur ka rënë brenda kanalit dhe nuk ka mundur të dalë më.

Kanë qenë shokët e tij ata që kanë njoftuar për zhdukjen e 20-vjeçarit, pasi ende nuk është gjetur trupi i tij.

Njoftimi i policisë: 

Rreth orës 12:40, në fshatin Pojan, dyshohet se duke peshkuar, ka rënë aksidentalisht në kanal dhe është mbytur shtetasi 21 vjeç, banues në Roskovec.

Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për gjetjen e trupit të 21-vjeçarit.Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. 

 

 

Të fundit