Flash News

E-TJERA

Ra në kanalin vaditës, humb jetën 65-vjeçari në Cërrik

Ra në kanalin vaditës, humb jetën 65-vjeçari në

Një 65-vjeçar ka humbur jetën në Cërrik.

Sipas policisë, 65-vjeçari ka rënë dhe është mbytur aksidentalisht në kanalin vaditës. Ndërkohë, po punohet për të kryer ekspertizën mjeko-ligjore të viktimës.

“Në fshatin Shtërmen, dyshohet se aksidentalisht është mbytur në një kanal vaditës, shtetasi G. B., rreth 65 vjeç.

Trupi i pajetë është dërguar për kryerjen e ekspertizës mjeko-ligjore.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit”, njofton policia.

Të fundit