Flash News

E-TJERA

Ra në koma pas arrestimit, ndërron jetë në spital 27-vjeçari

Ra në koma pas arrestimit, ndërron jetë në spital

Jani Rustemaj ka ndërruar jetë në spitalin e QSUT. 27-vjeçari u arrestua nga uniformat blu më 12 prill, pasi kishte vjedhur një palë atlete dhe një tapet.

Më 14 prill Rustemaj ka shfaqur shqetësime shëndetësore dhe pasi i është dhënë ndihma e shpejtë, është përmirësuar. Sipas policisë, dy ditë më vonë Rustemaj ka shfaqur sërish probleme shëndetësore dhe është dërguar në spitalin “Nënë Tereza”.

Jani Rustemaj është shtruar në ambientet e spitalit ku janë vendosur dhe efektivë policie në ruajtje të tij. Më 9 prill, nëna e Rustemajt ka bërë kallëzim penal për trajtimin shëndetësor të të birit. Pas kallëzimit, policia njofton se ka nisur hetimin për shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes.

Familjarët deklaruan se nuk ishin njoftuar në kohë për gjendjen shëndetësore të 27-vjeçarit.

E ëma, Pranvera Rustemi, ka deklaruar se në 29 Prill i kanë shkuar 2 policë civilë në shtëpi, të cilët i kanë thënë se djali ishte shtruar në QSUT për ftohje. Pranvera tregoi se në spital ajo pa se djali ishte në gjendje kome, pasi sipas saj, i kishin dhënë metadon.

 

 

Të fundit