Flash News

E-TJERA

Ra në kontakt me korentin, elektriçisti niset me urgjencë në spital

Ra në kontakt me korentin, elektriçisti niset me urgjencë

Një elektriçist në Bulqizë është transportuar menjëherë drejt spitalit, pasi ka rënë kontakt me korentin. 

Avdyl Duriçi, po punonte për riparimin e një linje elektrike, kur ka ndodhur incidenti. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po kryen zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Me datë 28.03.2024, rreth orës 13.15, shtetasi A.D., rreth 50 vjeç, me profesion elektriçist, duke punuar për riparimin e një linje elektrike, dyshohet se ka rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe për pasojë ka mbetur i lënduar.

50-vjeçari, është transportuar menjëherë drejt spitalit, ku po trajtohet me asistencë mjekësore. Grupi hetimor po kryen hetimet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Të fundit