Flash News

E-TJERA

Ra në kontakt me rrymën elektrike, 11-vjeçarja ndërron jetë në spitalin e Traumës

Ra në kontakt me rrymën elektrike, 11-vjeçarja ndërron

Një 11-vjeçare ka ndërruar jetë, pasi ra në kontakt me rrymën elektrike në banesë.

Ngjarja ndodhi ditën e djeshme, ndërsa sot stafi mjekësor i spitalit të Traumës, ku e mitura shkoi për trajtim, bën me dije se 11-vjeçarja ka ndërruar jetë.

Ndërkohë grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

“Më datë 02.07.2022, është paraqitur në Spitalin e Traumës për të marrë ndihmë mjekësore, një e mitur 11-vjeçare, e cila në banesë ka rënë në kontakt me rrymën elektrike. Sot, rreth orës 08:35, është konfirmuar nga stafi mjekësor, se e mitura ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin e policisë.

 

Të fundit