Flash News

E-TJERA

Ra në kontakt me rrymën elektrike, ndërron jetë skrepisti në Sarandë

Ra në kontakt me rrymën elektrike, ndërron jetë skrepisti
Foto nga vendngjarja

Një 55-vjeçar ka humbur jetën, pasi skrepi me të cilin punonte ra në kontakt me rrymën elektrike.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Bashkinë Konispol, Sarandë. Mësohet se, viktima Pandeli Anagnosti, 55-vjeç, ka qenë duke punuar në rrugën pranë fshatit Mursi ka ndërruar jetë në vend.

Policia dhe zjarrfiksja ndodhen në vendngjarje.

Njoftimi i policisë:
Më datë 13.12.2020, rreth orës 8:30, në vendin e quajtur “Sheret”, Konispol, duke levizur me makinë pune eskavator me kovën lartë, aksidentalisht mjeti ka rën në kontakt me telat e rrymës elektrike, ku si pasojë ka humbur jetën drejtuesi shtetasi P. A., 55 vjeç banues në Finiq, Sarandë.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Të fundit