Flash News

E-TJERA

Ra në kontakt me rrymën elektrike, humb jetën 31 vjeçari

Ra në kontakt me rrymën elektrike, humb jetën 31 vjeçari

Një 31-vjeçar ka humbur jetën sot, pasi ra në kontakt me rrymën elektrike në qytetin e Dibrës.

 Ai ka qenë duke shtruar një linjë interneti teksa dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka humbur jetën.   

Njoftimi

Dibër/Informacion paraprak

Rreth orës 14:00, në fshatin Rrenxë, Dibër, shtetasi A.S., rreth 31 vjeç, duke shtruar një linjë interneti dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka humbur jetën.   

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Të fundit