Flash News

E-TJERA

Ra në kontakt me rrymën elektrike, ndërron jetë 29-vjeçarja në Durrës

Ra në kontakt me rrymën elektrike, ndërron jetë

Një 29-vjeçare ka humbur jetën si pasojë e rënies në kontakt me rrymën elektrike. S.H., u gjet e pajetë nga familjarët, në oborrin e shtëpisë.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në lagjen  nr. 14 në Durrës. Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

“Rreth orës 07:30, në lagjen nr. 14, Durrës, është gjetur nga familjarët, në oborrin e shtëpisë, pa shenja jete, shtetasja S. H., 29 vjeçe, e cila dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e rënies në kontakt me rrymën elektrike”, thuhet në njoftimin e policisë.

 

Të fundit