Flash News

E-TJERA

Ra në kontakt me rrymën elektrike, ndërron jetë 45-vjeçari

Ra në kontakt me rrymën elektrike, ndërron jetë
Foto ilustruese

Një elektriçist ka ndërruar jetë, pasi ra në kontakt me rrymën elektrike. Policia bënë me dije se ngjarja ka ndodhur, teksa 45-vjeçari punonte në një pallat në ndërtim në rrugën ”Kongresi i Manastirit” në kryeqytet.

Sipas Policisë, kjo ngjarje ka ndodhur pasditen e sotme, ndërsa vijon puna për zbardhjen e plotë të saj.

"Informacion paraprak: Me datë 19.12.2020, rreth orës 14:30, në rrugën “Kongresi i Manastirit”, dyshohet se duke punuar në një pallat në ndërtim, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike shtetasi Sh.H., rreth moshës 45 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë", thuhet në njoftimin e Policisë.

Të fundit