Flash News

E-TJERA

Ra në kontakt me rrymën elektrike, ndërron jetë 45-vjeçarja në Durrës

Ra në kontakt me rrymën elektrike, ndërron jetë

Një 45-vjeçare nga Durrësi ka ndërruar jetë pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.

Mësohet se 45-vjeçarja ka mbërritur në spital pa shenja jete, ndërsa nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes.

“Rreth orës 08:20, në Urgjencën e Spitalit Rajonal Durrës, është dërguar pa shenja jete, shtetasja O. Gj., 45 vjeçe, banuese në Maminas, Durrës. Nga veprimet paraprake hetimore dyshohet se kjo shtetase ka humbur jetën pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, në banesën e saj. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

Të fundit