Flash News

E-TJERA

Ra në kontakt me rrymën elektrike teksa peshkonte, ndërron jetë 62-vjeçari në Bulqizë

Ra në kontakt me rrymën elektrike teksa peshkonte, ndërron

Një 62-vjeçar ka humbur jetën teksa ishte duke peshkuar me gjenerator në vendin e quajtur “Tre Çesmat”, në Zall të Bulqizës.

Mësohet se 62-vjeçari ra në kontakt me rrymën elektrike teksa ishte duke peshkuar. Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 18.30, është dërguar në spitalin e Bulqizës pa shenja jete shtetasi R. M., 56 vjeç, i cili paraprakisht dyshohet se duke gjuajtur peshk në lumin Drin, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

 

Të fundit