Flash News

E-TJERA

Ra në kontakt me rrymën/ Ndërron jetë elektricisti në Memaliaj, pranga drejtorit të punimeve të OSSH

Ra në kontakt me rrymën/ Ndërron jetë elektricisti në
Foto Ilustruese

Dy elektricistë u lënduan pasi ranë dje në kontakt me rrymën elektrike teksa ishin duke kryer riparimin e një linje elektrike në fshatin Çërrilë.

Elektricistët u dërguan për të marrë trajtim mjekësor në Spitalin e Traumës në Tiranë, por njëri prej tyre nuk arriti të mbijetonte dhe ndërroi jetë pas disa orësh.

Ndërkohë, policia njofton se në pranga është vënë drejtuesi i punimeve të OSSH-së në Memaliaj, A. Zh për veprën penale “Shkelje e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Njoftimi i policisë:

Policia e Memaliaj ka arrestuar drejtuesin e punimeve të OSSH për veprën penale "Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë".

Në pranga ka rënë shtetasi A. Zh., 51 vjeç, banues në Memaliaj, me detyrë drejtues i punimeve të grupit të OSSH Memaliaj, pasi ditën e djeshme gjatë riparimit të linjës elektrike në fshatin Çërrilë, dyshohet se për shkak të moskryerjes së kontrollit dhe mungesës së monitorimit në punën e elektricistëve, janë dëmtuar dy elektricistë, shtetasit  A. H. dhe A. M.

Ky i fundit ka ndërruar jetë pas disa orësh, në Spitalin e Traumës në Tiranë. 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

 

Të fundit