Flash News

E-TJERA

Ra në "rrjetën" e vettingut, gjykimi me dy standarde që përdori Blerina Muça ndaj PD-së

Ra në "rrjetën" e vettingut, gjykimi me dy standarde që

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi të mërkurën me shumicë votash të shkarkojë nga detyra gjyqtaren e Gjykatës së Tiranës, Blerina Muça.

Sipas KPK-së, Muça nuk justifikonte 100 milionë lekë të ardhurash të bashkëshortit nga konsulencat juridike dhe punësimi në disa kompani. Vetë gjyqtarja nuk ishte e pranishme në seancë.

Blerina Muça është gjyqtarja e cila u caktua për të shqyrtuar çështjen e statutit të Partisë Demokratike. Ajo i dha të drejtën e ankimimit Enkelejd Alibeajt, edhe pse ky i fundit nuk ishte palë në proces.

Alibeaj ankimoi asokohe vendimin e Agron Zhukrit i cili njohu Kuvendin e 11 dhjetorit të thirrur nga kryedemokrati Sali Berisha dhe kërkoi përjashtimin e tij nga çështja.

Por, vendimi i Muçës ngjalli reagimet e ekspertëve ligjor dhe juristëve, të cilët e cilësuan të padrejtë gjykimin.

E para, Muça ishte ajo e cila nuk mori në shqyrtimin kërkesën e Komisionit të Rithemelimit që kundërshtonte regjistrimin e statutit të Lulzim Bashës, me argumentin se Rithemelimi nuk ishte palë në proces.

E njëjta qëndronte edhe për Alibeajn, i cili po ashtu nuk ishte palë në proces, por Muça ia njohu të drejtën e ankimimit. Gjykim me dy standarte.

Të fundit