Flash News

E-TJERA

Ra nga 10 m lartësi/ Ndahet nga jeta politikani dhe drejtuesi i shoqatës “Tirana”, Arben Tafaj

Ra nga 10 m lartësi/ Ndahet nga jeta politikani dhe drejtuesi i

Është ndarë nga jeta ish-kryetari i Njësisë Bashkiake nr 8 në Tiranë dhe kreu i Shoqatës “Tirana”, Arben Tafaj.

Tafaj është rrëzuar aksidentalisht nga 10 metra lartësi në Rrugën e Dajtit. Për shkak të plagëve të marra, Tafaj ka ndërruar jetë në spital.

Sipas policisë, 63-vjeçari ishte në gjendje të dehur.

“Më datë 03.12.2024, rreth orës 00:40, në Rrugën e Dajtit, dyshohet se duke qenë në gjendje të dehur, aksidentalisht është rrëzuar nga një lartësi rreth 10 metra, në banesën e tij, shtetasi A. T., 63 vjeç. Si pasojë e dëmtimeve të marra ky shtetas ka ndërruar jetë në spital”, njofton policia.

Arben Tafaj drejtonte shoqatën” Tirana”, një grupim civil që për gjithë këto vite ka promovuar vlerat e trashëgimisë kulturore dhe asaj qytetare të qytetit, të cilën e ka shikuar dhe si një instrument për të komunikuar me shoqërinë dhe me organizma të rëndësishme homologe komunitare.

Tafaj ka qenë edhe kandidat për kryetar të Bashkisë së Tiranës në zgjedhjet vendore të vitit 2015.

Të fundit