Flash News

E-TJERA

Ra nga 20 metra lartësi teksa punonte në një fabrikë, humb jetën 31-vjeçari shqiptar në Greqi

Ra nga 20 metra lartësi teksa punonte në një fabrikë, humb

Një shqiptar ka humbur jetën teksa punonte në në Halyvourgia të Zonës së 2-të Industriale të Volos në Greqi.

Sipas mediave greke, punëtori shqiptar, Erlando Orhanlli, 31-vjeç ka rënë nga 20 metra lartësi, ndërsa ishte duke kryer punime në çatinë e një fabrike.

31-vjeçari u dërgua në Spitalin e Volos ku u konstatua i vdekur.

TheNewspaper.gr ka publikuar edhe një foto nga ka rënë punëtori, ndërsa Inspektorati i Punës shqyrton rrethanat e aksidentit tragjik.

Të fundit