Flash News

E-TJERA

Ra nga autobusi pas manovrave të rrezikshme, kush është viktima e aksidentit në Elbasan

Ra nga autobusi pas manovrave të rrezikshme, kush është viktima e
Mimoza Kasa

Mimoza Kasa është shtetasja e cila humbi jetën tragjikisht mbrëmjen e djeshme në një aksident në Elbasan.

Sipas burimeve zyrtare, 47-vjeçarja, nënë e tre fëmijëve humbi jetën, pasi shoferi i autobusit bëri manovra të rrezikshme dhe ajo përfundoi jashtë mjetit.

Ajo u transportua menjëherë në spital, por nuk arriti t'iu mbijeton plagëve të marra.  Policia ka arrestuar shoferin dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

“Është arrestuar D. P., 49 vjeç, banues në Elbasan, pasi në fshatin Tregan, Elbasan, duke drejtuar mjetin autobus ka kryer manovra të rrezikshme dhe për pasojë është rrëzuar nga autobusi pasagjerja shtetasja M. K., 47 vjeçe, banuese në fshatin Jagodinë, Elbasan, e cila për shkak të plagëve të marra ndërroi jetë në spital”, njoftoi policia në lidhje me ngjarjen e rëndë.

Të fundit