Flash News

E-TJERA

Ra nga kati i 7-të, ndërron jetë e moshuara në Tiranë

Ra nga kati i 7-të, ndërron jetë e moshuara në Tiranë

Një 87-vjeçare ka ndërruar jetë, pasi ka rënë nga kati i 7-të i pallatit në Tiranë. Incidenti tragjik ka ndodhur në rrugën "Haxhi Hysen Dalliu", në pallatin ku e moshuara banonte.

Njoftimi i policisë:

Më datë 22.06.2023, në rrugën "Haxhi Hysen Dalliu”, dyshohet se ka rënë nga kati i 7-të i pallatit ku banonte shtetasja N. B., 87 vjeçe, dhe si pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Të fundit