Flash News

E-TJERA

Ra nga kati i 9-të i pallatit, humb jetën 40-vjeçari në Durrës

Ra nga kati i 9-të i pallatit,  humb jetën 40-vjeçari në

Një person ka humbur jetën në Durrës, pasi ra nga kati i 9 i pallatit ku banonte.

Sipas njoftimit të policisë, 40 vjeçari me iniciale I. M. ka rënë aksidentalisht.

Njoftimi i policisë: 

Në lagjen nr. 1 Durrës, dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga kati i nëntë i pallatit ku banonte, shtetasi I. M., rreth 40 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.

Të fundit