Flash News

E-TJERA

Ra nga lartësia e një ndërtese, ndërron jetë bojaxhiu në Elbasan

Ra nga lartësia e një ndërtese, ndërron jetë bojaxhiu

Një person humbi jetën pasi dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia duke lyer muret e një ndërtese.

Sipas policisë, ngjarja ndodhi në lagjen "Luigj Gurakuqi", dhe M. Z., rreth 45 vjeç, banues në Durrës humbi jetën në spital.

“Rreth orës 11:00, në lagjen "Luigj Gurakuqi", shtetasi M. Z., rreth 45 vjeç, banues në Durrës (bojaxhi), duke lyer muret e një ndërtese, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia.  

Si pasojë e dëmtimeve, ky shtetas ka humbur jetën në spital

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 

Të fundit