Flash News

E-TJERA

Ra nga lartësia e një pallati, 10-vjeçari humb jetën në Durrës

Ra nga lartësia e një pallati, 10-vjeçari humb jetën

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur tek Shkëmbi i Kavajës në Durrës mëngjesin e sotëm.

Raportohet se një 10 vjeçar dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia e një pallati dhe për pasojë ka humbur jetën.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 09:00, te Shkëmbi i Kavajës, një shtetas 10 vjeç, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia e një pallati dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Të fundit