Flash News

E-TJERA

Ra nga lartësia e objektit ku punonte, humb jetën punëtori 36-vjeçar në Shëngjin

Ra nga lartësia e objektit ku punonte, humb jetën punëtori

Një 36-vjeçar dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga lartësia e objektit ku punonte dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Policia njofton se në ambientet e një objekti në ndërtim në Kune–Shëngjin, A. Z., dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga lartësia e vendit ku do të vendosej ashensori dhe, për pasojë, ka humbur jetën.

Shëngjin / Informacion paraprak:

Rreth orës 16:30, Salla Operative e DVP Lezhë është njoftuar se, në ambientet e një objekti në ndërtim në Kune–Shëngjin, shtetasi A. Z., 36 vjeç, banues në Pllanë, Lezhë, dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga lartësia e vendit ku do të vendosej ashensori dhe, për pasojë, ka humbur jetën.

Shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur nxjerrjen e trupit të viktimës.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin me prova ligjore të këtij rasti.

Të fundit